Zejdi: Jo Edi Rama por Albin Kurti!

Deputeti Skënder Rexhepi- Zejdi është shprehur kundër takimit të sotëm të liderëve të  partive politike shqiptare në Maqedoni të thirur nga kryeministri Edi Rama. Sipas tij, Rama nuk ka legjitimitet të mbledh partitë shqiptare të Maqedonisë.

Marketing

Postimi i plotë:

Shkruan Skender Rexhepi – Zejdi

JO EDI RAMA POR ALBIN KURTI !!!
Nga thënia e njohur “ Hajt se ia dëgjon zërin nesër”, mund ta kuptojmë edhe qëllimin e thirrjes nga Kryeministri i Shqipërisë për takim “liderësh” nesër në Tiranë.
Shqiptarët e Maqedonisë e kanë të freskët përvojën nga kjo thënie e njohur edhe ate që nga takimi i parë në vitin 2017 në Tiranë, ku shkurt pas atij takimi, u pa që Edi Rama ftesën e kishte bërë në cilësinë e “zëdhënësit” të BDI-së, pasiqë rezultoi se porositës real i ftesës kishte qenë vet BDI-ja, edhe ate kryekëput për interesa të ngushta partiake.
Edhe produkti i atij takimi “platforma shqiptare” ishte dhe mbetet vetëm farsë, pasiqë në asnjë cikël të ardhshëm zgjedhor, e njëjta nuk ishte në tavolinë të përbashkët të partive politike shqiptare, e që nuk është as sot para procesit të ndryshimeve kushtetuese.
Andaj, është shumë e qartë që Edi Rama nuk ka legjitimitet të mbledh partitë shqiptare për çështjet që i tangojnë shqiptarët këtu në Maqedoni, kjo pasiqë, edhe prapa takimit të nesërm, do të rezultojë ndonjë truk i radhës që “do t’ia dëgjojmë zërin nesër”.
Nëse veçse duhet dikush nga jashtë të bëjë ftesa, atëherë për momentin, i vetmi që ka kredibilitet dhe legjitimitet kombëtar të mbledh partitë politike shqiptare nga Maqedonia e Veriut, është kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili si burrështetas I PAANSHËM, më së miri mund t’i këshilloj dhe kahëzoj “liderët” tanë në mbrojtjen e vijave të trasha kombëtare dhe politike këtu në vend.

Marketing