Zejdi: Në zgjedhje lokale VMRO-së nuk ia pamë hajrin, Taravari po!

Skender Rexhepi-Zejdi në ClickPlus në TV21 tha se ALternativa nuk ka pasur dobi nga marrëveshja për bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet lokale.

Marketing

“-A ia patë hajrin marrëveshjes me VMRO-në, juve si Alternativë Unë e kam thënë edhe publikisht, jo. -Z.Taravari tha po mbrëmë. Mirë, e ka fituar Gostivarin, tashti ia ka parë hajrin”, tha Rexhepi.

Ai theksoi se është dashur të bëhet anketë paraprake për të parë gatishmërinë e shqiptarëve për bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në.

“Aleanca dhe Alternativa nuk kanë pasur anketë paraprake për ta parë gatishmërinë e shqiptarëve për të pranuar për të qenë bashkë, qoftë edhe si bashkëpunim me një subjekt politik si VMRO”, tha Rexhepi.

https://www.facebook.com/watch/?v=631186174729779&t=0

Marketing