Zejno Bajrami, shahist me shikim të dëmtuar dhe shumë çmime

Zejno Bajrami është shahisti shqiptar që merr pjesë në garën evropiane të shahut që mbahet këto ditë në Shkup. Ajo që e dallon atë nga shahistët e tjerë në garë është shikimi i kufizuar, ose pothuajse plotësisht i dëmtuar.

Marketing

Në garën individuale të shahut evropian që do të përfundojë në datën 29 mars marrin pjesë rreth 400 shahistë nga 43 vende të ndryshme të botës kurse pothuajse 2/3 e tyre janë shahistë me famë.

Kjo është shumë e rëndësishme për shkak se unë si me hendikep, të marrësh pjesë në evropian, është gjë e madhe. Është e vështirë, sakrifica është e madhe dhe vullneti i madh i sportit i tejkalon të gjitha- thotë Zejno Bajram.

Zejno ka marrë pjesë edhe në gara të tjera në Evropë dhe rajon, në disa prej të cilave ka arritur të fitojë edhe vendet e para.

Kam luajtur në Bllkaniadë, në botëror për të verbërit, olimpiadë për të verbërit dhe nëpër turnire të ndryshme. Shumë herë kam marrë në Shqipëri vendin e parë, në Kosovë dhe në Bllkaniadë kam marë vendin e dytë dhe të tretë, në botëror vendin e dhjetë dhe përsëri në Bllkaniadë, vendin e 14- pohon Zejno Bajrami.

Ai për kamerën e Alsat vlerëson se në shahun vendas nuk ka diskriminime në baza etnike por se shteti e ka lënë pas dore, duke investuar shumë pak në këtë fushë. Drejtori i lidhjes kombëtare të të verbërve Zharko Selkovski vlerëson se shahu është një ndër talented që zhvillojnë personat me pengesa në shikim. Sa u takon kushteve tjerë të përditshmërisë së këtyre personave, Selkovski thotë se me ndryshimet e reja ligjore dhe sigurimin e asistencës personale, personat me pengesa të caktuara do ta kenë më të lehtë ushtrimin e aktiviteteve të përditshme.

Momentalisht punohet në ligjin për mbrojtje sociale ku përgatiten plotësime dhe ndrsyhime të ligjit. Këtu përfshihen të drejta të reja dhe shërbime për asistent personal gjë që është me rëndësi të madhe për personat e verbër ose për invalidët e tjerë për të përfunduar detyrimet e tyre secilën ditë kur t’u jepen kurse këto shërbime nuk do të jenë të lidhura me të ardhurat që ata marrin ose shtesat që marrin anëtarët tanë- deklaroi Zharko Selkovski, kryetar i lidhjes kombëtare të të verbërve.

Organizata të ndryshme joqeveritare nëpërmjet protestave, për muaj me radhë kanë kërkuar kushte më të mira për të gjithë personat me nevoja të veçanta. Ligji është akoma në procedurë parlamentare edhe pse ishin premtuar ndryshime rrënjësore në këtë fushë madje që në gjashtë muajt e parë të Qeverisë Zaev.