Zekiri: Vendimi është i pabazuar, Qeveria më ka kërkuar të firmos marrëveshjet!

Ish sekretari i Qeverisë, Muhamed Zekiri, pas vendimit të gjykatës se dënohet me dy vite e gjysmë burg, para mediave deklaroi se vendimi është i pabazuar dhe të njëjtin do ta ankimojnë.
“Në asnjë moment nuk është vërtetuar paramendimi për kryerjen e veprës për të cilën mua më ngarkohet pasi që unë kam realizuar dhe kam vepruar në bazë të paramendimit të dikujt tjetër, në këtë rast të Qeverisë, të cilët kanë kërkuar nga unë të firmos marrëveshjet që janë firmosur”, deklaroi Muhamed Zekiri.
Sa I përket vendimit për të kthyer paratë e që janë 71 milionë denarë, Zekiri tha se do të shihet se si do të jetë aktvendimi final.

Marketing