Ballina Lajme Botë Zelanda e Re në izolim, pas 1 rasti pozitiv me Covid-19

Zelanda e Re në izolim, pas 1 rasti pozitiv me Covid-19

Jacinda Ardern, kryeministrja e Zelandës së Re ka njoftuar këtë të martë një bllokim mbarëkombëtar pasi një person rezultoi pozitiv me Covid.

Marketing

Ky është rasti i parë në vend me Covid-19 që nga muaji shkurt.

Ardern lajmëroi në një konferencë për shtyp se autoritetet shëndetësore supozojnë të jetë rast i variantit ngjitës Delta, megjithëse sekuencimi i gjenomit është ende në proces.

by TaboolaSponsored LinksYou May Like
Don’t Get Hacked – Install This Tool Before Going Online
TheTopFiveVPN
Personi i infektuar, një 58-vjeçar rezulton i pavaksinuar. Burri kishte udhëtuar në pjesë të tjera të vendit, tha drejtori i përgjithshëm i Shëndetësisë, Ashley Bloomfield.

Zelanda e Re do të jetë nën nivelin më të rreptë të bllokimit për tre ditët e ardhshme duke filluar nga ora 11:59 pasdite.

Të gjithë duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe bizneset janë mbyllur, do të funksionojnë vetëm shërbimet thelbësore siç janë supermarketet dhe farmacitë.

Marketing
Exit mobile version