Ballina Lajme Botë Zelandë e Re, Policia: Tarrant ka vepruar i vetëm

Zelandë e Re, Policia: Tarrant ka vepruar i vetëm

Autoritetet në Zelandën e Re thonë se personi i akuzuar për masakrën në xhami, ka vepruar i vetëm.

Marketing

Australiani Brenton Tarrant, 28 vjeç transmetoi drejtpërdrejt sulmin në Facebook. Ndërsa tre të arrestuarit e tjerë nuk besohet të jenë përfshirë, tha komisioneri i policisë Mike Bush.

Pesëdhjetë persona u vranë dhe 50 të tjerë u plagosën në atë që është sulmi më i keq i Zelandës së Re.

Duke folur për gazetarët kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern tha se takimet e kabinetit do të zhvilloheshin të hënën për të diskutuar çështjen, duke përfshirë edhe ligjin për armët.

“Do të ketë ndryshime në ligjet tona të armëve”, tha ajo.

Marketing
Exit mobile version