Zelenski pas takimit me ministrin shqiptar të RMV Osmanin: Të falënderojë për mbështetjen

Sot, mbështetja nga misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë është shumë e rëndësishme për Ukrainën, ka shkruar në Facebook presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas takimit me kryesuesin e OSBE-së dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Marketing

Zelensky thotë se në takimin me Bujar Osmanin është biseduar për nevojën e rritjes së vëmendjes së OSBE-së për shkeljen e të drejtave të njeriut në territoret e okupuara përkohësisht të Ukrainës, duke thënë se kjo është shumë e rëndësishme për Ukrainën.

Zelenski gjithashtu falënderoi Osmanin për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për Ukrainën, të cilën vendi e ka dhënë që nga fillimi i agresionit rus.

Marketing