Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka kërkuar homologut amerikan Joe Biden që ta vendosë Rusinë në listën e zezë të vendeve që sponsorizojnë terrorizmin, një masë që Shtetet e Bashkuara nuk e morën ndaj saj as gjatë Luftës së Ftohtë.
Kërkesa u bë nga udhëheqësi ukrainas gjatë bisedës telefonike që dy liderët zhvilluan dy ditë më parë dhe Biden u përgjigj se do të shqyrtojë një sërë opsionesh për të rritur presionin ndaj Moskës.
Vendosja në listën e zezë do të rezultonte në sanksione të tjera, përfshirë kundër atyre vendeve që vazhdojnë të bëjnë biznes me Rusinë.