Zelensky ftoi të huajt të luftojnë për Ukrainën: Mijëra i përgjigjen pozitivisht

Presidenti Zelensky përpos mobilizimit të popullatës së vet për t’i bërë ballë agresionit rus, ka ftuar edhe të huajt përreth botës që të shkojnë në Ukrainë për të luftuar, transmeton Gazeta Metro.

Marketing

Interesimi i madh i popullatës ukrainase për t’u armatosur pas fillimit të luftës në Ukrainë, është shoqëruar po ashtu me një tjetër interesim për t’u përfshirë në konflikt, por tash nga të huajt jo-ukrainas.

Këtë mëngjes, presidenti i Ukrainës njoftoi se grupet e para të luftëtarëve të huaj kishin filluar të vinin në Ukrainë.

“Ukraina tashmë është duke i mirëpritur vullnetarët e huaj. 16 mijë të parët janë rrugës për të mbrojtur lirinë dhe jetën tonë dhe të gjithëve”, tha Zelensky.

Mbështetja për Ukrainën ka ardhur nga pothuajse e gjithë bota, jo vetëm në formë simbolike solidarizimi, por edhe në mjete financiare e armatim që po përdoret për të dëmtuar sa më shumë të jetë e mundur ushtrinë pushtuese ruse.