Zelensky konfirmon se kanë rikthyer në zotërim një qytet ukrainas

Në fjalimin e tij të natës të shtunën, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky konfirmoi tërheqjen e forcave ruse nga qyteti strategjik i Donetskut, Lyman.
“Flamuri ukrainas është tashmë në Lyman, rajoni Donetsk. Luftimet vazhdojnë ende atje. Por nuk ka asnjë gjurmë të ndonjë ‘pseudo-referendumi’ atje”, tha Zelensky, raporton CNN.

Marketing

Zelensky gjithashtu theksoi se edhe më shumë zëra në botë janë bashkuar në dënimin e pseudo-referendumeve dhe përpjekjes së Rusisë për të aneksuar territorin e Ukrainës.