Ballina Lajme Botë Zelensky “poshtëron” forcat ruse: Po e mbrojmë vendin me armët që po...

Zelensky “poshtëron” forcat ruse: Po e mbrojmë vendin me armët që po ua marrim nga fushëbetejat

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se kërcënimi ndaj vendit të tij është “në nivelin maksimal”, por pohoi se shkalla e reagimit të tij është gjithashtu në nivelin më të lartë.

Marketing

Teksa lufta arrin në një kohëzgjatje prej dy javësh dhe miliona civilë ikin nga vendi, Zelensky tha se ushtria ukrainase po furnizohet me armë të marra prej ushtrisë ruse nga fushëbetejat, raporton CNN, përcjell lajmi.net.

“Ushtria jonë ka arritur të plotësojë arsenalin e municioneve përmes marrjes së armëve nga fushëbetejat. Tanket, mjetet e blinduara dhe municionet e armikut do të punojnë në funksion të mbrojtjes sonë, jetës sonë e vendit tonë. Çfarë mund të jetë më poshtëruese për banorët? Armikun do ta luftojmë edhe me armët e tyre, përveç tonave”, ka thënë Zelensky.

Zelensky gjithashtu u bëri thirrje ushtarëve rus, në gjuhën ruse, të largohen nga Ukraina.

“Çka po kërkoni këtu? Ju do të shpëtoni nëse largoheni. Le t’i japim fund kësaj lufte dhe t’i kthehemi paqes”, tha ai.

Marketing
Exit mobile version