Ballina Lajme Botë Zelensky propozon shkëmbim të burgosurish, Kremlini vendos kushte

Zelensky propozon shkëmbim të burgosurish, Kremlini vendos kushte

Kremlini ka reaguar në lidhje me një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve, mes Moskës dhe Kievit.

Marketing

Zëvendës ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov e ka quajtur një hap të tillë të parakohshëm, pasi shtoi se kjo mund të ndodhë vetëm pasi ushtarët ukrainas të dorëzuar të dalin në gjyq e të dënohen.

“Para kësaj, të gjitha bisedat për një shkëmbim janë të parakohshme”, tha ai.

Kjo vjen pasi presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha të hënën vonë se Kievi ishte gati për një shkëmbim të të burgosurve dhe u kërkoi aleatëve ndërkombëtarë të bëjnë presion ndaj Moskës.

Ndërkohë, mbetet i paqartë fati i qindra ushtarëve ukrainas të cilët janë dorëzuar pas rezistencës heroike të bërë në uzinën e çelikut Azovstal në Mariupol.

Pas dorëzimit ata janë dërguar në zonat e kontrolluara nga Rusia javën e kaluar dhe për shumicën prej tyre nuk ka informacione.

Exit mobile version