Presidenti ukrainas, Zelensky duke folur në një TV është shprehur se vendi i tij i kishte “thyer shtyllën kurrizore” një prej ushtrive më të forta në botë. Më tej ai shtoi se rusët “nuk do ta rimarrin veten në disa vitet e ardhshme”.
Por ai paralajmëroi kundër pritshmërive të larta se çfarë mund të arrijë Ukraina në fushën e betejës.
Zelensky tha se kthimi në status quo-në e 23 shkurtit – përpara se Rusia të pushtonte – do të përfaqësonte “fitore”.
Kjo do të nënkuptonte një fund të “fazës së parë” të luftës, tha ai – duke shtuar se konflikti mund të zgjidhej plotësisht vetëm përmes diplomacisë.
Zelensky këmbënguli se vendi i tij ishte përgatitur në mënyrë adekuate për pushtimin – dhe tha se rusët bënë nënvlerësime. “Ata nuk dinin një sërë gjërash,”-pohoi ai.