Zemire Xhemajli e dërgon shijen tradicionale shqiptare në zemër të Zvicres

Zemire Xhemajli e meriton plotësisht epitetin “Zonja me duart e arta”, pasi kushdo që i provon gatimet e saj mbetet i mahnitur nga shija goditëse, origjinale dhe normalisht e pa krahasueshme.

Marketing

Zemire Xhamjali, apo Mila siç njihet nga rrethi, ka lindur në qytetin e bukur të Prizrenit, ku edhe ka shijuar qysh në fëmijëri gatime tradicionale, të cilat i kanë pëlqyer gjithmonë.

Sot, Mila e ka dërguar sofren tonë në zemër të Zvicrës, në qytetin e Gjeneves ku jeton dhe ku pasionin për kuzhinën dhe gatimet tona e ka kthyer në punë, në angazhim të përditshëm, i cili i jep kënaqësi, përmbushje e përfitim.

Siç mësojmë, Mila prej dy vitesh merret çdo ditë me gatime me porosi.

Ajo përgatit të gjitha ushqimet tona tradicionale, që nga flija, pitet, kiflet, bakllavaja e deri tek tortat me shije dhe pamje fantastike. Tortat e Miles janë me dizajne nga më të ndryshmet, kryesisht sipas dëshirës së klienteve të saj të shumta.

Të gjithë ata që duan të porosisin dhe shijojnë për qejf, apo për ndonjë rast të veçantë flijat, bakllavat, apo tortet e Zemires, ato mund ti porosisin përmes faqes së saj në Facebook ose Instagram me emrin Plat de Mila

Ndryshe, gatimet e Miles, të porositura në Plat de Mila në Facebook apo Instagram nuk porositen vetëm nga shqiptarët, por edhe nga klientë të nacionaliteteve të ndryshme që e pëlqejnë shijen shqiptare.

Mila këtë punë e nisi në pandemi dhe as që do tia merrte mendja që në kohën më të vështirë do të kishte aq shumë sukses dhe kur të gjithë do të ishin të mbyllur, ajo do të transportonte përditë ushqime tek klientet e saj.

Ajo, falenderon të gjithë klientët dhe bashkëpunëtorët, dyqanet e të cilëve i furnizion çdo ditë me flija, e që i kanë ndihmuar që nga dita e parë.