Nisi si një marshim i heshtur nga “Aleanca Demokratike e Djemve të Futbollit”, por nuk zgjati shumë dhe menjëherë shpërthyen skenat e dhunës mes protestuesve dhe forcave të policisë në qendër të Londrës.
Qindra protestues u panë duke ecur në Park Lane para se disa prej tyre të fillonin të shtynin forcat e policisë.
Dhjetëra demonstrues u fotografuan duke u përleshur me oficerët e policisë, një prej të cilëve është dëgjuar duke kërcënuar me vdekje forcat e sigurisë: “Do të vras”.