Ballina Lajme Maqedoni Zendeli pyet BDI-në: A mund të identifikoni një projekt që keni realizuar...

Zendeli pyet BDI-në: A mund të identifikoni një projekt që keni realizuar në Gostivar?

Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli ka reaguar ndaj paraljmërimit të BDI-së për takim të Ali Ahmetit me strukturat e BDI-së në Gostivar, përcjell TV21. Zendeli përmes një shkrimi thotë se BDI në 20 vite qeverisje nuk ka realizuar asnjë projekt të rëndësishëm.

Marketing

“Shkas takimi i paralajmëruar i Kryetarit të BDI-së z.Ali Ahmeti me strukturat partiake të Komunës së Gostivarit. Një pyetje për z. Ali Ahmeti ?Për 20 vite qeverisje të BDI-së, a mund të identifikoni një projekt që keni realizuar në territorin e Komunës së Gostivarit dhe që ka rëndësi për qytetarët dhe shqiptarët e Gostivarit ?Nuk ka projekte të tilla z. Ahmeti !!!???Qytetarët e Gostivarit për 20 vite qeverisje të BDI-së identifikojnë projekte si: varfëri, korrupsion, migrim ekstrem, boshatisje të hapësirave shqiptare, shantazhe ndaj qytetarëve, zhvatje parash, degradim të arsimit, shëndetësisë, kulturës dhe çdo gjëje që keni prekur ju”, ka shkruar Zendeli.

Marketing
Exit mobile version