Ballina Aktuale Zënka mes adoleshentëve në Tetovë, plagoset një 17 vjeçar me thikë

Zënka mes adoleshentëve në Tetovë, plagoset një 17 vjeçar me thikë

Një djalë shtatëmbëdhjetë vjeçar ka përfunduar me plagë në këmbën e majtë pas një zënke me një djalë një vit më të ri në fshatin Çegran të Gostivarit.

Marketing

Sipas SPB Tetovë, 16-të vjeçari mbrëmë rreth orës 21, në një sallon për lojëra argëtuese në Çegran, fillimisht është rrahur me 17-të vjeçarin, familjar i rij, pastaj ka nxjerrë thikën dhe i ka shkaktuar plagë në këmbën e majtë.

Është kryer ekspertizë, sulmuesi është gjetur dhe është marrë thika për ekspertizë dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Marketing
Exit mobile version