Ballina Lajme Maqedoni Zeqiri, 19 fëmijë me Covid 19 po trajtohen në Kozle

Zeqiri, 19 fëmijë me Covid 19 po trajtohen në Kozle

19 fëmijë të moshës 10 deri në 16 vjeç pozitiv me Covid 19 janë të hospitalizuar në spitalin e fëmijëve në Kozle, ndërsa një është në asistenc oksigjeni, derisa të tjerët janë me pasqyrë të lehtë klinike.

Marketing

Drejtori i i spitalit “Kozle”, Besnik Zeqiri, thotë se situata është stabile, dhe pas një mjekimi një javor në spital shumica e fëmijëve vazhdojnë me mjekim shtëpiak, ku më pas vazhdojnë me kontrolle deri në 9 muaj tek mjeku amë.

Poashtu Zeqiri thotë se nuk ka rritje drastike të infektimeve të fëmijëve.

‘’Gjendja momentale në institucionin tonë është stabile. Kemi fëmijë nga mosha 9 vjeçare deri në moshën 16 vjeçare. Të gjithë fëmijët që i kemi në trajtim janë në gjendje të mirë, vetëm një prej tyre e kemi me oksigjen, e të tjerët janë në gjendje stabile, dhe në javën e fundit kemi një rritje diku 20 % të fëmijëve të cilët vijnë në ambulantë për kontroll por gjithashtu edhe fëmijët të cilët i kemi në hospitalizim’’ – deklaroi Drejtori i Spitalit në Kozle, Besnik Zeqiri.

Fëmijët të moshës nga 9 deri në 16 vjeç duhet të vaksinohen, posaçërisht ata me sëmundje kronike tha drejtori i spitalit të fëmijëve, duke u bazuar në qëndrimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. (TVM2)

Exit mobile version