Zeqirija Ibrahimi: Ali Ahmeti a i ka treguar atyre në Stamboll për bashkëpunimin e tij me forcat anti-turke në vendin tonë?

Lideri i Alternativës, Dr.Zeqirija Ibrahimi gjatë takimit të tij me
struktura dhe aktivist në Tetovë midis tjerash ka komentuar edhe vizitën
e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti në Turqi.

Marketing

“Meqë e pash se kryetari i BDI-së ishte në vizitë në Stamboll, më bëri
përshtypje që nga Tetova sonte të pyes a u ka treguar ai atyre të
Turqisë se çka fliste ai për Alternativën në të kaluarën? A u ka thënë
atyre se ne ishim partia erdoganiste e lidhur me Turqinë? A u ka thënë
atyre se cili ka qenë bashkëpunimi i tij me të gjitha forcat anti-turke
në vendin tonë?”, pyeti Ibrahimi.
Ibrahimi përmes pyetjeve retorike bëri me dije se Ali Ahmeti ishte
politikani kryesor në Maqedoninë e Veriut i cili ka penguar çdo lloj
investimi në vendin tonë.
“ A u ka thënë atyre se ai ka qenë politikani i cili e ka penguar çdo
investim të Turqisë në vendin tonë? A u ka treguar atje se ai ka qenë
mbështetësi më i madh i organizatave të cilat shteti turk i quan
terroriste? A u ka treguar atyre atje se ai është përkrahësi më i madh i
organizatave liberale të cilat janë në agjendën anti-familje? “, pyeti
Ibrahimi dhe shtoi se Turqinë e kemi aleat edhe si shtet edhe si komb.
“ Nuk shkohet në Turqi vetëmse kur je në opozitë që të qahesh atje. Ne e
kemi Turqinë aleat edhe si shtet, edhe si komb, edhe si shqiptarë të
vendit tonë. I dimë limitet se për çfarë arsye duhet të komunikojmë dhe
bashkëpunojmë dhe nuk jemi hipokrit që vetëm kur jemi në opozitë të
shkojmë për vizita në Stamboll”, përfundoi Ibrahimi