Zeqirija Ibrahimi: Ali Ahmeti të përgjigjet pse nipat e tij nuk guxojnë të kthehen në Zajas, ndërsa vëllait të tij ia ka konfiskuar pasaportën policia

Lideri i Alternativës, Dr.Zeqirija Ibrahimi, gjatë takimit me struktura
dhe aktivist në Haraçinë ka drejtuar një pyetje drejt kryetarit të
BDI-së, Ali Ahmeti se pse nipat e tij nuk guxojnë që të kthehen në
Zajas, ndërsa vëllai i tij e ka pasaportën e konfiskuar nga policia
“ Është mirë Ali Ahmeti në kohën që po flet për këto punë se i kanë
punët keq shqiptarët, në fakt nuk i kanë punët keq shqiptarët, por i ka
ai dhe familja e tij, është mirë të përgjigjet pse fëmijët e vëllait të
tij nuk janë këtu dhe pse nuk kthehen ata në Zajas? Është mirë edhe ai
të përgjigjet pse vëllai i vet nuk ka pasaportë? Pse policia atij ia ka
marr pasaportën?” pyeti Ibrahimi.

Marketing