Ballina Aktuale Zëvendës Kryeministër i Parë Izet Mexhiti në Samitin e Ardhmërisë në Kombet...

Zëvendës Kryeministër i Parë Izet Mexhiti në Samitin e Ardhmërisë në Kombet e Bashkuara

Si Zëvendës Kryeministër i Parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, mora pjesë në Samitin e Ardhmërisë në Kombet e Bashkuara, ku së bashku me delegacionin e lartë shtetëror, përfshirë Presidenten Gordana Siljanovska Davkova dhe Ministrin e Jashtëm Timço Mucunski, përfaqësuam vendin tonë në këtë ngjarje madhore globale. Ky samit ka mbledhur më shumë se 150 liderë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë bota për të diskutuar sfidat dhe mundësitë që lidhen me të ardhmen e njerëzimit.
Në hapjen e samitit, ku isha i pranishëm, fokusi kryesor ishte në Paktin për Ardhmërinë, një dokument ambicioz që synon të ndërtojë një kornizë të re për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Në këtë kontekst, dëgjuam fjalimet inspiruese të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe Kancelarit gjerman, Olaf Scholz, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit global për të përballuar sfidat më të mëdha të kohës sonë.

Marketing

Pakti për Ardhmërinë është një dokument gjithëpërfshirës që trajton një gamë të gjerë çështjesh kritike. Ai përfshin kapituj mbi të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, zhvillimin e qëndrueshëm, shkencën, teknologjinë dhe inovacionin, si dhe bashkëpunimin dixhital. Ndër të tjera, theksohet rëndësia e angazhimit të rinisë dhe ruajtjes së interesave të gjeneratave të ardhshme, të cilat janë në qendër të transformimit të qeverisjes globale.
Përveç pjesëmarrjes në këtë forum të nivelit të lartë, agjenda ime në Nju Jork përfshin edhe një seri takimesh me Senatorë amerikanë dhe liderë të tjerë politikë e ekonomikë. Këto takime do të përqendrohen në thellimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara në fusha kyçe si energjia e gjelbër, teknologjia dhe zhvillimi i qëndrueshëm, si dhe për të diskutuar perspektivat e vendit tonë në proceset ndërkombëtare.

 

Marketing
Exit mobile version