Zëvendës kryeministri i Parë Izet Mexhiti takoi Ministrin për të drejtat e njeriut dhe të Pakicave të Malit të Zi Fatmir Gjeka

Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti takoi sot një delagacion nga Mali i Zi i kryesuar nga Ministri për të drejtat e njeriut dhe Pakicave të Malit të Zi, Fatmir Gjeka.
Gjatë takimit Mexhiti dhe Gjeka biseduan për marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, të cilat i vlerësuan të shkëlqyeshme në të gjitha fushat.

Marketing

Dy bashkëbiseduesit theksuan se pas anëtarësimit të dy vendeve në Aleancën Veriatlantike, integrimi i plotë në Bashkimin Evropian ngelet prioritet për dy qeveritë, si i vetmi opcion për zhvillimin e gjithë rajonit.
Ministri Gjeka informoi se Mali i Zi realizoi me sukses censusin e popullsisë dhe është duke punuar për hapjen e kapitujve të ri për anëtarësimin e vendit në BE, ku është vërejtur rritje e mbështetjes së qytetarëve për 20 për qind.

Мexhiti dhe Gjeka u dakorduan që të intensifikohet komunikimi për arritjen e bashkëpunimit më të madh mes dy vendeve, me theks në projektet që kanë të bëjnë me sfidat e mjedisit jetësor.

Marketing