Zëvendësdrejtori Selami takon ambasadorin Reka

Zëvendësdrejtori në Drejtorinë për të ardhura publike Abduselam Selami ka takuar ambasadorin e Shqipërisë Fatos Reka.

Marketing

Postimi i plotë:

Ishte nder dhe kënaqesi për mua që sot të vizitoj Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut me seli në Shkup.
Në takimin me ambasadorin Fatos Reka, fillimisht biseduam për reformat tatimore që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë zbatuar e të cilat janë të rekomanduara nga Bashkimi Europian, për hyrje të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në familjen e Bashkimit Europian.
Gjatë bisedës folëm edhe për projektet infrastrukturore që kjo qeveri po i realizon, siç është edhe Korridori 8 i cili hap mundësinë për rrugë të reja europiane.
Në mes tjerash, ambasadorit Reka i ofrova bashkëpunim në mes DAP dhe Ambasadës se Shqipërisë në lidhje me të gjitha procedurat ligjore të cilat janë nën ingerenca të DAP!