Ballina Aktuale Zëvendëskryeministri ankohet se nuk mund të vjen në shprehje nga ministri shqiptar

Zëvendëskryeministri ankohet se nuk mund të vjen në shprehje nga ministri shqiptar

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov nuk mund të vjen në shprehje nga Ministri shqiptar- kryediplomati i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani.
Këtë e ka vërtetuar vet Nikolla Dimitrov në intervistën e tij të fundit dhënë për televizionin Telma, ku është ankuar për mospërfillje nga Bujar Osmani.
“Hera e parë që po e them publikisht. Që të jemi më të mirë, duhet t’i hapim këto punë dhe të flasim publikisht. Ambasadat nuk janë as të Nikollës e as të Bujar Osmani, por janë përfaqësi të shtetit”, ka thënë Dimitrov, duke i komentuar dukshëm dallimet me Shefin e diplomacisë.
Kryediplomati Osmani nuk i është përgjigjur këtyre komenteve. Sipas asaj që është kumtuar ditëve të fundit, Ministri Osmani është në udhëtim zyrtar nëpër kryeqendrat evropiane ku po vë në tavolinën e shteteve anëtare të BE-së dosjen e evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Marketing
Marketing
Exit mobile version