Zëvendëskryeministri Bytyqi në “Labaratorium” : Inovacioni dhe kreativiteti janë me rëndësi për zhvillimin e vlerës së shtuar

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi realizoi një vizitë në “Labaratorium”, një kompani në pjesën e industrisë kreative e cila gjendet në qendër të qytetit ka hapësirë për zhvillimin e kulturës së inovacioneve dhe kreativitetit.

Marketing

Gjatë shetitjes në ambientet e “Labaratoriumit”, zëvendëskryeministri Bytyqi me pronarët Dejan Milevski dhe Vladimir Mitreski u njoftua me modelin e biznesit bazuar në inovacionin dhe zhvillimin e kreativitetit dhe shprehjes kulturore.

U vlerësua bashkërisht se zhvillimi i industrive kreative, me kapacitetin e tyre, gjeneron ide, produkte dhe shërbime të reja që zhvillojnë kulturën e inovacionit, e cila po bëhet më e theksuar për konkurrueshmërinë rajonale dhe globale të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut.
“Më gëzon fakti që të rinjtë marrin këtë lloj hapësire, e cila krijon një mundësi për gjeneratat e ardhshme të përqendrojnë kreativitetin e tyre në këtë industri që lulëzon në botë dhe të krijojë vlerë të shtuar ekonomike këtu në Maqedoninë e Veriut,” tha zëvendëskryeministri Bytyqi.
Zëvendëskryeministri Bytyqi shtoi se industritë kulturore dhe kreative për herë të parë që nga pavarësia e vendit janë përfshirë nga një kornizë strategjike koherente e politikave kulturore dhe ekonomike në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim në kulturë (2023-2027), e cila është në fazat e fundit të përpunimit, ku këto industri janë vendosur në njërën nga tre fushat prioritare.

“Me këtë ne po bëjmë një hap sistematik drejt të kuptuarit të tyre jo vetëm për sa i përket vlerës krijuese dhe artistike, por edhe për sa i përket ndikimit ekonomik që ata mund të kenë në shoqëri,” tha zëvendëskryeministri Bytyqi.

Zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se Qeveria zhvillon përfitimet që kreativiteti ka për ekonominë përmes Strategjisë Kombëtare për Zhvillim.

“Strategjia Kombëtare për Zhvillim (SKZH), e cila vendos një vizion njëzet vjeçar për zhvillimin e vendit, synon që Maqedonia e Veriut në 20 vitet e ardhshme të rritet në një vend me ekonomi të zhvilluar, të gjelbër, inovative dhe efikase, me një forcë pune të motivuar dhe cilësore që do të shënojë përparim të vazhdueshëm dhe konkurrueshmëri të qëndrueshme, që do të bëjë ballë trendet globale” tha zëvendësministri Bytyqi në takimin me menaxhmentin e “Labaratoriumit”.

Marketing