Zëvendëskryeministri i parë Grubi takoi deputetin e PS-së Taulant Balla: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria meritojnë nisjen e bisedimeve me BE-në

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe
Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi sot në një takim pune
priti kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste të
Shqipërisë, z.Taulant Balla.

Marketing

Të dy bashkëbiseduesit, z.Grubi dhe z.Balla gjatë takimit u pajtuan se
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria meritojnë tërësisht nisjen e bisedimeve
për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe sekretari i Partisë Socialiste të
Shqipërisë, z.Taulant Balla u shprehën optimistë se Maqedonia e Veriut
dhe Shqipëria do të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në,
ku edhe do të shënohet fillimi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin
Evropian.

Grubi dhe Balla gjithashtu vlerësuan se Republika e Maqedonisë së Veriut
dhe Republika e Shqipërisë, si vende anëtare të NATO-së po ecin në
drejtim të duhur, duke realizuar kështu reforma me hapa të përshpejtuar,
me të vetmin qëllim dhënies së një sinjali pozitiv deri tek të gjitha
vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Grubi dhe Balla gjithashtu këmbyen mendime rreth rëndësisë që Maqedonia
e Veriut dhe Shqipëria të vazhdojnë me reformat e tyre në fushat e
treguara në Konkluzionet e fundit të Këshillit Evropian. Të dy
bashkëbiseduesit folën edhe rreth situatës politike në vend dhe rajon.

Marketing