Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti u takua me ambasadorin spanjoll Rafael Soriano Ortiz

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, E.T. Rafael Soriano Ortiz.

Marketing

Mexhiti dhe Ortiz i vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve si të shkëlqyera dhe me kapacitet të madh për zgjerimin e bashkëpunimit në shumë fusha me interes të përbashkët.

Zëvendëskryeministri i Parë Mexhiti shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Spanja vazhdimisht i jep Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin shumë intensiv me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në nivel bilateral.

Ambasadori Ortiz i vlerësoi pozitivisht reformat që po bën vendi ynë për t’iu afruar Bashkimit Evropian, ndërsa fondet që Komisioni Evropian akordon për vendin tonë si dëshmi se vendi po përparon.

Ai shtoi gjithashtu se bashkëpunimi dypalësh, me një histori 30-vjeçare, është i shkëlqyer. “Lidhja direkte ajrore me Spanjën ndikon në rritjen e numrit të vizitorëve në të dy vendet”, tha ambasadori i Spanjës.

Duke falënderuar ambasadorin spanjoll për bashkëpunimin, zëvendëskryeministri i parë Mexhiti theksoi se qeveria e re është e orientuar drejt biznesit dhe ftoi kompanitë spanjolle të investojnë në vendin tonë.

Marketing