Ballina Aktuale Zëvendësministri Hasani apel qytetarëve: Vaksinohuni

Zëvendësministri Hasani apel qytetarëve: Vaksinohuni

Zëvendës Ministri i shëndetësisë Dr. Ilir Hasani apelon te të gjithë qytetarët që të vaksinohen dhe të respektojnë masat antikovid për shkak se rreziku nga armiku i padukshëm akoma nuk ka përfunduar.

Marketing

Postimi i plotë:

Jemi të vetëdijshëm se profesioni që kemi zgjedhur është i vështirë. Netë pa gjumë, momente familjare larg familjes, profesion pa orar, vijë e parë e rrezikut… Profesion në të cilin sukseset tona janë “obligim për të cilin paguhemi” ndërsa edhe gabimi më i vogël i joni është “krim”. Kemi zgjedhur profesion në të cilin 2 vite jemi heroj në një luftë me një armik të padukshëm, me gjithë rrezikun për jetën.

Dhe përnjëherë nga një grup njerëzish, për një sekondë shndërrohemi në “vrasës”. Kujtoni vetëm sa doktorë, motra medicinale dhe staf mjekësor humbën jetën për ta luftuar këtë virus të çoroditur.

Gjëja më e lehtë është t’i fshish duart për mantelave të bardhë.
#Vaksinohu #MbajDistancë #Kujdesu

 

Marketing
Exit mobile version