Zëvendësministri Rexhepi takon Krasemir Dragnev, ja çfarë u diskutua

Sot, zv Ministri për transport dhe lidhje Bekim Rexhepi priti në takim Këshilltarin Ekonomik Krasemir Dragnev nga Ambasada e Republikës të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Në takim, biseduan për projektet kapitale të cilat është duke i realizuar Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, me theks të veçantë në Korridorin 8 gjegjësisht për infrastrukturën hekurudhore si dhe për projekte të tjera infrastrukturore të cilat po realizohen ne vendin tonë.

Gjithashtu shkëmbyen mendime dhe përvojat e të dy shteteve në lidhje me përballjen me sfidat nga Kovid kriza.

Njëherit i shprehëm faleminderim për bashkëpunimin e deritanishëm , dhe e veçuam nevojën për intensifikimin e bashkëpunimeve të tilla në periudhën e ardhshme.

Marketing