Zëvendësohen 155 kontejnerë të vjetër me të rinj në 28 lokacione në Shkup

Qyteti i Shkupit ka bërë zëvendësimin e gjithsej 155 kontejnerëve të vjetër me të rinj në 28 lokacione, në pesë komuna, në kuadër të aksionit për përmirësimin e marrjes së mbeturinave në territorin e qytetit të Shkupit.

Marketing

Përveç ndërrimit të kontejnerëve të vjetër, ekipet e NP “Higjiena komunale”-Shkup ka realizuar edhe aksion për pastrimin dhe dezinfektimin e kontejnerëve për hedhjen e mbeturinave komunale me vëllim prej 1,1 m3, të vendosura në komunat Gjorçe Petrov, Karposh, Qendër, Çair dhe në Kisela Vodë.

Kontejnerët, siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, transportohen në Qendrën për selektim të mbeturinave në Karposh, ku kryhet pastrimi i tyre, dezinfektimi, riparimi, ndërsa me ndihmën e autocisternave kryhet edhe pastrimi i plotë i xhepave të mikrolokacioneve të tyre.

NP “Higjiena komunale”-Shkup, siç informojnë, në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me aktivitetet në të gjitha komunat e Shkupit, me qëllim të përmirësohet higjiena e enëve për hedhjen e mbeturinave, si dhe të vetë mikrolokacioneve që të shmanget përhapja e aromave të pakëndshme.

Marketing