Zëvendëspresidentja Harris gatuan darkën e Krishtlindjes, përgatit mish viçi Wellington

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka ndarë një moment të ngrohtë familjar, ndryshe seç duket zakonisht.

Marketing

Ajo shihet bashkë me bashkëshortin e saj, me të cilin edhe urojnë Krishtlindjen, ndërsa edhe përgatit darkën festive të Krishtlindjes.

Harris madje ka bërë të ditur se po gatuan mish viçi të llojit Wellington.

”Gëzuar Krishtlindjet për të gjithë. Dita juaj qoftë e mbushur me dashuri, familje dhe ushqim të mirë.

P.S. Ne po bëjmë për Krishtlindje, mish viçi Wellington”.

Mish viçi Wellington është një pjatë bifteku me origjinë angleze, e bërë nga biftek fileto i lyer me argetë kremoze dhe pjekurina prej kërpudhave, qepësh, hudhër e majdanoz, pastaj mbështjellë me brum të butë dhe më pas piqet. Disa receta përfshijnë mbështjelljen e mishit të veshur me një krep ose proshutë të tharë për të mbajtur lagështinë dhe për të parandaluar që brumi të jetë i lagur.

Një i tillë mund të duket si ky gatim në fotografi: