Zgjedhje nga mesi i qershorit, qëndrimi i përbashkët i koalicionit “Mundemi” i kryesuar nga LSDM

Të shfrytëzohet momenti i dobësimit të koronavirusit dhe të shkohet në zgjedhje nga mesi i qershorit, më saktë më 14 qershor, është qëndrimi i përbashkët i koalicionit “Mundemi” që u formua në mbledhjen e sotme të kryetarëve të partive nga koalicioni në selinë e LSDM-së, i cili do të prezantohet në takimin e liderëve të martën te presidenti Stevo Pendarovski.

Marketing

“Arritëm në përfundim se shtetit i duhen zgjedhje posa të krijohen kushtet për mbajtjen e tyre. Nëse infeksioni vazhdon të bie, kjo më së miri është në aspektin shëndetësor dhe ekonomik. Është mirë të mbahen në kushte të tilla të mos rrezikohet shëndeti i qytetarëve, veçanërisht pasi që në vjeshtë pritet pik i ri. Kjo do t’i jepte shtetit mundësinë që të përgatitet më mirë për valën e re me Kuvend dhe institucione funksionale”, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev pas takimit.

Ai theksoi se kriza e koronavirusit ka lënë pasoja të rënda për ekonominë dhe për këtë arsye, siç tha ai, Kuvend dhe Qeveri me legjitimitet të plotë janë të nevojshme në mënyrë që ato t’i ndërmarrin hapat e duhur për ta kapërcyer atë.

“Vendi ynë ka marrë masa në kohë dhe mirë është duke u ballafaquar me virusin, por ne nuk kemi nevojë për t’u çliruar dhe kjo është arsyeja pse ne u bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë të gjitha rekomandimet”, tha Zaev

Marketing