Qeveria do të shpërdnajë këshillin komunal të komunës së Tetovës pas dështimit të këshillit që ta miratoj llogarinë pëfundimtare deri me 31 mars.
Ky lëshim skandaloz zanafillën e ka nga paaftësia e administratës së Kryetarit të komunës e cila e dorëzoi me vonesë buxhetin dhe llogarinë përfudimtare dhe rrjedhimisht edhe këshilli dështoi për ta miratuar ne afatin e paracaktuar ligjor.
Ministria e vetqeverisjes lokale pritet që t’i propozojë qeverisë shpërbërjen e kuvendit komunal dhe qeveria do ta miratojë këtë propozim, pas çfarë, kryetari i Kuvendit do ta percakton datën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme.
Ligji thotë:
Në nenin 75 paragrafi 1 pika 4 të të Ligjit për vetqeverisje lokale thuhet se Këshilli i komunës së Tetovës në bazë të fuqisë së ligjit për shkak të mosmiratimit të buxhetit dhe llogarinë përfundimtare deri më 31 mars të vitit vijues.
Ky vendim hynë në fuqi tetë ditë nga publikimi i tij në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Zgjedhjet pritet të organizohen në Vjeshtë.