‘Zgjedhjet e parakohshme’, Hoxha: Ndikon negativisht në zhvillimin ekonomik

Periudha jo të përshtatshme për zhvillimin ekonomik në vend po ndodhin pothuajse çdo dy vite si reflektim i situatës politike.

Marketing

Paralajmërimi për zgjedhje të parakohshme parlamentare ka bërë që bizneset në vend të shohin me rezerva realizimin e projekteve të planifikuara për vitin e ardhshëm.

Kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha, thekson se edhe pse si shoqëri e biznesit në vend, kanë treguar rritje të investimeve këtë vit për dallim nga viti i kaluar për 100 për qind, derisa zgjedhjet në përgjithësi kanë ndikim negativ në zhvillimin e tyre e në veçanti të investimeve të huaja.

“Ne si shoqëri e bizneseve dhe në përgjithësi si odë kemi parashtruar kërkesa deri tek qeveria për lehtësimin e bizneseve tona, për barrierat që kemi në përditshmëri dhe shpresojmë se këto kërkesa do të zgjidhen dhe se nuk do të kemi probleme shtesë, duke shpresuar se edhe me vendet fqinje do të kemi situata lehtësuese në drejtim të transportit si dhe të dhënat e shërbimet shtesë dhe barrierat me të cilat jemi ballafaquar si biznese”,- tha kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha.

Daniela Arsovska nga Oda Ekonomike e Maqedonisë thotë se rritja e paralajmëruar nga Banka Popullore prej 3.5 për qind vështirë mund të realizohet, duke marrë parasysh faktin se në periudhën e ardhshme, ku veç më kanë filluar fushatat e partive politike, ndërsa bizneset do të kalojnë në periudhë të ngecjes.

“Atë që ne e shohim në teren duket se të gjitha projektet, në veçanti ato afatgjate, do të jenë në periudhë të pushuar, në veçanti duke marrë parasysh politikat e reja, gjegjësisht paralajmërimet për pritjen e ndryshimeve të vendimeve ligjore, në veçanti në pjesën e tatimit progresiv si reformë e rëndësishme por e përshpejtuar”,- u shpreh kryetarja e OEM-së, Daniela Arsovska.

Ndryshe, një ditë më parë, qeveria dhe BP kanë projektuar se ekonomia do të rritet për 3.5% në krahasim me institucionet financiare ndërkombëtare të cilat parashikojnë rritje ekonomike më të ulët të BPV-së, gjegjësisht 3.2%.

Marketing