Bazuar në Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe konfliktit të interesit e që lidhet me financimin e fushatave parazgjedhore, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të monitorojë dhe sanksionojë çdo abuzim gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare e që ka të bëjë me keqpërdorimin e hapësirave zyrtare, pajisjeve dhe automjeteve nga zyrtarët dhe nëpunësit civilë.
“Në periudhën 20 ditë para fillimit të fushatës zgjedhore deri në përfundimin e zgjedhjes së deputetëve dhe qeverisë, nuk mund të mbahen veprimtari publike që kanë të bëjnë me fillimin e ndërtimit ose inagurimin e objekteve të infrastrukturës, si rrugëve, ujësjellësve, shkollave, kopshteve dhe institucioneve të tjera që financohen nga buxheti ose fondet publike, ose me anë të ndërmarrjeve publike. KSHPK do të ndjek se a respektohet ndalesa për shfrytëzimin hapësirave publike, pajisjeve dhe veturave zyrtare.”,- tha kryetarja e KShPK-së, Biljana Ivanovska.
Me mjete buxhetore dhe fonde publike nuk mund të bëhet pagesa e pagave, pensioneve dhe asistencave sociale dhe pagesa të tjera që nuk bëjnë pjesë në kategorinë e pagesave të rregullta mujore, tha Ivanovska. Sipas saj, gjithashtu nuk mund të fillohen procedura për punësime të reja ose procedura për ndërprerjen e punësimit. Do të monitorohen edhe të gjitha format e punësimit gjatë fushatës.