Zgjedhjet lokale 2021, në mesnatë fillon heshtja zgjedhore

Pjesëmarrësit në garën për kryetarë komune përmbyllin fushatën zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2021. Në raundin e dytë garojnë kandidatët që janë në balotazh për kryetar komune në 44 komuna në vend, përfshirë edhe qytetin e Shkupit. Heshtja zgjedhore nis në mesnatë dhe do të zgjasë deri në orën 19:00 të datës 31 tetor.

Marketing

KSHZ ka shpërndarë materialin e besueshëm zgjedhor në Komisionet Komunale për votimin e së dielës dhe njoftoi se ka përfunduar të gjitha përgatitjet për realizimin e procesit zgjedhor.

Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve është i bindur se rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale do të kalojë më mirë se rrethi i parë, për shkak të përvojës nga rrethi i parë dhe masave shtesë.

Veç vëzhguesve të akredituar që në rreth të parë, në seancën e fundit, KSHZ miratoi edhe kërkesën e organizatës Aksius dhe Mak Sonce për akreditimin e rreth 350 vëzhguesve të tjerë.

“Shoqata qytetare Aksius kërkon plotësimin me 221 vëzhgues, pra kërkon adreditime; madje shoqata për afirmimin e vlerave humane dhe interim rinor Mak Sonce kërkon plotësim për 125 vëzhgues dhe Ambasada e Mbretërisë Spanjë kërkon për plotësim me një vëzhgues ose gjithësej 347 akreditime. Ma rrë parasysh se i kanë plotësuar të gjitha kushtet propozoj t’ua miratojmë dhe të vëzhgojnë rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.”, tha Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së.

Në rrethin e dytë të Zgjedhjeve lokale të drejtë vote kanë 1 353 990 votues në 2481 vendvotime. Përsëritje të votimit për kryetar komune dhe për këshill do të ketë në një vendvotim (0543) në Dibër, ndërkaq do të rivotohet edhe në vendvotimin 2957/1 në Shuto Orizarë për anëtarë të këshillit. Gjykata administrative e anuloi votimin në këto dy vendvotime për votimin në rrethin e parë të zgjedhjeve më 17 tetor.

Të dielën nuk do të ketë votim për kryetar të komunës në Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë sepse nuk u përmbush censusi ligjor i votimit në rrethin e parë të zgjedhjeve që të dalin së paku një e treta e votuesve të regjistruar në Listën zgjedhore. Për këto dy komuna KSHZ do ta njoftojë Qeverinë, e më pas në Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë do të organizohet përsëritje e votimit për kryetar komune në pajtim me Ligjin për vetëqeverisje lokale. Anëtarë të këshillit janë zgjedhur sepse për ta nuk nevojitet censusi.

Votimi fillon të shtunën kur deklarohen të sëmurët dhe të pafuqishmit, personat me Kovid-19 dhe në vetëizolim, dhe sipas të dhënave të KSHZ-së edhe 1409 të burgosur, 266 persona në 13 shtëpi të moshuarish dhe gjashtë persona të zhvendosur të brendshëm.

Për herë të parë në zgjedhjet lokale zbatohen terminalet për identifikim biometrik të votuesve, ndërsa do të zbatohen edhe masat e përgjithshme për mbrojtje nga Kovid-19.

Marketing