Zgjedhjet Lokale, në mesnatë skadon afati i vërtetimit të listave

Sonte në mesnatë skadon afati kur Komisionet zgjedhore komunale duhet ti vërtetojnë edhe një herë listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Marketing

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski njofton se të gjithë i kanë vërtetuar listat e kandidatëve të tyre me përjashtim të atyre që kanë hasur në mugesë të materialeve të nevosjshme.

Për 21 shtatorë ,paralajmëroi se do të realizohet shorti, për renditjen e tyre në fletëvotime dy dytë më parë nga afati i paraparë për shkak të vështirësisë për zbatim që bartin zgjedhjet lokale.

“Mbi 50 % para dy ditë kanë qenë të vërtetuara ndërsa ato që nuk janë vërtetuar janë ato që janë kthyer prapa për shkak të ndonjë mungese që duhet ta plotësojën dhe vetëm ato duhet të mbyllen sot .Nesër mendoj të gjithë listat do të jenë të njohura me çka do të përfundojë procedura e vërtetimit të listave të cilat nuk kanë problem” – tha Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.

Edhe kësaj radhe të moshuarit, të sëmurët dhe të burgosurit do të votojnë nën kushte të njeta si zgjedhjet paraprake por që për të njejtit nuk do të aplikohet metoda e shenjave të gishtërinjëve.

“Të sëmurit nga Kovid 19 njësoj sikurse edhe vitin e kaluar do të votojnë një ditë para zgjedhjeve në kushte specifike nëse paraqitën dhe sa do të paraqiten.E gjith kjo varet prej gjendjes me pandeminë në vend, të cilën e shohim se ka filluar të qetësohet. Të moshuarit dhe të sëmurët paraqiten 1 javë para votimit dhe votojnë të premtën ,nga ana tjetër të burgosurit gjithashtu votojnë, por që këto grupe nuk do të votojnë me shenjë të gishtërinjëve por vetëm votuesit e tjerë që votojnë në mënyrë të rregullt” – u shpreh Dashtevski.

Pas procedurës së shortit kandidatët do të nënshkruajnë kodeks, sipas të cilit ata do të veprojnë në mënyrë të drejtë dhe demokratike dhe se do ti respektojnë dispozitat e Kodit zgjedhorë. Duhet të anashkalohet gjuha e urrejtjes, çdo lloj diskriminimi, me theks të veçantë diskrimimnimi gjinorë

Marketing