Zgjedhjet lokale, Xhelili: Partitë shqiptare të bashkëpunojnë në disa komuna

Të gjitha subjektet politike kanë aktivizuar anëtarësin partiake, por edhe takime mes liderëve, duke i kalkuluar kualicionet që do tju sjellë fitore në zgjedhjet lokale të tetorit.

Marketing

Analisti Zudi Xhelili thpt se partite politike aktualisht janë duke e matur pulsing në kërkim të opcionit dhe kandidatëve që do tu sjellin sukses. Por partite shqiptare janë të detyruara të bashkëpunojnë në disa komuna.

“Me siguri do të shkojnë duke I analizuar specifikat për çdo komunë. Partitë shqiptare do të jenë të detyruara të bashkëpunojnë për ti mbrojtë komunat Kërqovë, Strugë e kështu me radhë, pra nuk mund të themi se shumë lehtë mund të meren vesh, kështu që të gjitha këto matematika në njëfarë mënyrë janë matje pulsi. Opozita shqiptare me kujdes është duke I ndjek këto lëvizje me qenë se kohëve të fundit kishte një deklaratë se ata do të shkojnë të vetëm në zgjedhje si kualicion pa bashkëpunim me partine e opozitës maqedonase, mirpo nuk përjashtohet mundësia që në rrethin e dytë të arrihet bashkëpunim vetëm për komunat e caktuara”, u shpreh analisti politik Zudi Xhelili.

Marketing