Zgjedhjet, misioni i OSBE/ODIHR javën e ardhshme vjen në Shkup do ketë 24 vëzhgues afatgjatë dhe 300 afatshkurtër

Misioni i OSBE/ODIHR-së që duhet të monitoroj zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, pritet që vendin tonë të arrijë gjatë javës së ardhëshme.

Marketing

Si në çdo cikël zgjedhor Misioni I OSBE- ODIHR-së në një konferencë për media do të shpallin të gjitha aktivitetet lidhur me procesin zgjedhor. Ata vijnë në vend me 24 vëzhgues afatgjatë dhe 300 vëzhgues afatshkurtër.

Organizata në prag të vizitës publikoi një raport për shtetin ku u shpreh shqetësimi për klimën parazgjedhor në Maqedoni.

“Shumë bashkëbisedues të ODIHR-it vunë re se ndonëse periudha para zgjedhjeve ishte e qëndrueshme, mjedisi politik ishte i prirur ndaj tensioneve dhe brishtësisë me afrimin e zgjedhjeve. Shumë bashkëbisedues theksuan edhe faktin se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të zhvillohen njëkohësisht, gjë që do të rrisë gjasat për trazira politike. Zgjedhjet zhvillohen në kushte të debatit të vazhdueshëm politik për procesin e anëtarësimit të vendit në BE” – thuhet në Raportin e OSBE/ODIHR.