Përfundimisht PDK, LDK dhe LVV do të garojnë të vetme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.
Ato nuk kanë arritur ndonjë koalicion parazgjedhor. Deri sa PDK nuk ka shpreh vullnet për ndonjë koalicion, LDK dhe LVV nuk kanë arritur të pajtohen për kandidatin për kryeministër.
Të premten në orën 24:00 ka përfunduar afati ligjor për dorëzimin e koalicioneve parazgjedhore.
Si koalicione do të garojnë AAK-PSD, Nisma Socialdemokrate AKR dhe partia e Drejtësisë, koalicioni VAKAT dhe Koalicioni Sloboda.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen me 6 tetor. Kujtojmë se vendi ka shkuar në zgjedhje pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj pasi është ftuar nga Gjykata Speciale.