Zgjedhjet në veri të Kosovës, deri në mesditë votuan 1 mijë e 92 qytetarë

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve-KQZ, Valmir Elezi bëri të ditur se deri në orën 15:00 votuan mbi 1092 qytetarë në katër komunat në veri të Kosovës.

Marketing

Elezi deklaroi se procesi i votimit deri tani ka shkuar në rregull dhe se nuk kanë hasur në ndonjë pengesë.

Zëdhënësi i KQZ-së tregoi për përqindjen e pjesëmarrësve të qytetarëve deri në orën 15:00.

“Ju njoftojmë se deri në orën 15:00, sipas të dhënave që kemi nga komisionet komunale të zgjedhjeve nga terreni, pjesëmarrja në zgjedhje është, në Komunën e Leposaviqit, numri i qytetareve që kanë votuar është 110 votues apo 0.83 për qind, në Zubin Potok janë 240 votues apo 3.6 për qind, në Komunen e Zveçanit, 145 votues apo 2.07 për qind dhe në Mitrovicën e Veriut 597 apo 3.3 për qind”, tha Elezi.

Në katër komunat veriore po votohet sot për të parin e komunës, ku të drejtë vote kanë mbi 45 mijë qytetarë./Kosovapress