Ballina Lajme Botë Zgjedhjet presidenciale në Rusi, kush janë dy kandidatët që do sfidojnë Vladimir...

Zgjedhjet presidenciale në Rusi, kush janë dy kandidatët që do sfidojnë Vladimir Putin

Thuhet se asnjëra nga kandidaturat nuk përbën sfidë të rëndësishme për Putinin, i cili ka dominuar politikën ruse që kur u bë president në vitin 2000. Partitë e të dy kandidatëve janë kryesisht mbështetëse në parlament për partinë “Rusia e Bashkuar” e Putinit.

Marketing

Slutsky, si kreu i komitetit të punëve të jashtme të dhomës së ulët të parlamentit, ka qenë mbështetës i politikës së jashtme të Kremlinit që është gjithnjë e më shumë opozitare ndaj Perëndimit. Në zgjedhjet e fundit presidenciale më 2018, kandidati i partisë mori më pak se 6% të votave.

Davankov është nënkryetar i dhomës së ulët të parlamentit, Duma. Partia e tij u krijua në vitin 2020 dhe mban 15 vende në Dumën prej 450-anëtarësh.

Partia Komuniste ka paraqitur si kandidat Nikolai Kharitonov, por komisioni zgjedhor nuk e ka regjistruar zyrtarisht. Kharitonov ishte kandidati i partisë në vitin 2004.

Komisioni Zgjedhor refuzoi kandidaturën e Yekaterina Duntsovan nga një grup mbështetësish, duke përmendur gabime në dokumente, përfshirë drejtshkrimin. Gjykata e Lartë më pas hodhi poshtë ankesën e Duntsovas kundër vendimit të komisionit.

Putin kandidon si i pavarur. Partia në pushtet “Rusia e Bashkuar” dhe një koalicion politik i quajtur Fronti Popullor, kanë mbledhur nënshkrime në mbështetje të kandidaturës së tij. Sipas ligjit rus, kandidatët e pavarur duhet të emërohen nga të paktën 500 mbështetës dhe gjithashtu duhet të mbledhin të paktën 300 mijë nënshkrime nga 40 rajone ose më shumë.

Marketing
Exit mobile version