Zgjedhjet /VMRO-DPMNE nis fushatën, prezenton 4 shtyllat

“Ripërtëritje e Maqedonisë”, është moto me të cilin partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE do të kërkojë votën e qytetarëve në zgjedhjen e 15 korrikut. Nga kjo parti thonë se programi bazohet në katër shtyllat si: Shtet efikas dhe institucione të fuqishme, Sektor privat konkurrent, vend i integruar dhe i qëndrueshëm dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.  Bartësi i njësisë zgjedhore numër dy, filloi fushatën nga kisha Petar Pavle në Gjorçe Petrov, prej ku tha se do të zhvillojë fushatë pozitive, ku në fokus do të ketë luftën kundër korrupcionit. Ai tha se do të shkojë shpi më shpi te çdo qytetarë dhe do të prezentojë projekte të cilat janë për të mirën e tyre. U zotua se me ardhjen e VMRO-s në pushtet, qytetarët do të përfitojnë rroga më të mëdha dhe do tu kthehet krenaria dhe dinjiteti i tyre.
“Unë vazhdoj me fushatë pozitive. Unë do të flasë atë që çdo qytetarë ka dëshirë ta dëgjon, se sa rroga më të larta do të fitojnë, sa pensione më të larta do të marrin, për atë se sa shumë projekte infrastukturore gjithandjen Maqedonisë do të ketë. Unë ashtu jam krijuar dhe në atë mënyrë mund të bëj fushatwn. I përshëndes të gjithë qytetarët, veçanërisht ato të Gjorçe Petrovit për shkak se unë vij nga ajo rrethinë, por gjithkah në njësinë e dytë zgjedhore të na bashkangjiten, pa marrë parasysh se për kë kanë votuar dhe kujt ia kanë dhënë votën zgjedhjet e kaluara/. Të gjitha jeni të nevojshëm, ne bashkarisht jemi Maqedoni. Dikush na e ka  lakuar kurrizin, ejani të gjithë bashkarisht ta drejtojmë.”, tha Vllado Misajllovski, bartës liste VMRO-DPMNE, njësia zgjedhore nr 2.
Këtë periudhë 21 ditëshe, VMRO-DPMNE-ja e vlerëson si periudhë ku do të nënshkruhet fundi i një beteje për kthimin e shtetit në duart e popullit dhe marrjen nën kontroll të fateve tona. Bartësi i listës së deputetëve për njësinë e tretë zgjedhore nga kjo parti Igor Janushev tha se VMRO-DPMNE në këto zgjedhje do të ketë dy misione, mposhtjen e virusit COVID 19, por edhe mposhtejn e siç thonë ata virusit më të madh, virusit të krimit dhe korupcionit të kësaj qeverie.
“Ne e prezentuam programin dhe masat tona të cilat janë pjesë e projektit “ Ripërtëritje” me të cilin obligohemi për një jetë më të mirë. E kemi programin më të mirë krahasuar me atë të pushtetit që nuk ka asgjë përveç gënjeshtrave dhe manipulimeve. Presim  fitore bindëse me dallim dy shifrorë të numrit të deputetëve krahasuar me deputetët e LSDM-së. Ju bëj thirrje të pakënaqurve, shtresat e rrezikuara sociale, punëtorët, bujqit, afaristët, ju ftoj të gjithë ju të na bashkangjiteni. Kemi dorë të zgjatur ndaj secilit  dhe për cdo çështje së bashku do të gjejmë zgjidhje. Ju premtojmë punë, qëndrueshmëri dhe ardhmëri.”, tha Igor Janushev, bartës liste VMRO-DPMNE, njësia zgjedhore nr.3.
Nga VMRO-DPMNE thonë se në këto zgjedhje me rëndësi të madhe është të dilet dhe të votohet, me qëllim të ndryshimit në të mirë. Vota për VMRO-DPMNE-në është votë kundër zhvatjes dhe krimit dhe kundër platformave të huaja, thonë nga kjo parti. Për atë arsye nga VMRO thonë se në këto zgjedhje dalin me sloganin “Drejtohu Maqedoni”, zgjidh ripërtëritjen. Vetëm kështu së bashku do të sjellim suksese , drejtësi dhe më shumë para për secilin nga ne. Vetëm kështu do ta kthejmë shtetin në duart e  popullit, dhe vetëm kështu do të dëshmojmë se Maqedonia është më e fortë se të gjithë ata, thonë nga VMRO-DPMNE.
Marketing