Zhbogar: Maqedonia e Veriut të vazhdojë me reformat

Marrëdhëniet e ardhshme të përbashkëta midis Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut do të bazohen në tri shtylla të vendosura nga Unioni dhe tri prioritete të cilat vendi duhet t’i kryejë si obligime, porositi euroambasadori Samuel Zhbogar në fjalimin në tryezën rrumbullakët sot të titulluar “Rruga drejt NATO-s dhe BE-së – sfida dhe perspektiva” e organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve në bashkëpunim me kabinetin e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski.

Marketing

Sipas tij, shtylla e parë e BE-së ka të bëjë me metodologjinë e re të negociatave për anëtarësim që duhet ta prezentojë Komisioni Evropian, e dyta është lidhur me vendimin për fillimin e negociatave në të cilën liderët e BE-së pritet të përqendrohen para Samitit të Zagrebit në maj dhe e treta është vetë Samiti në Zagreb i cili do të fokusohet në zhvillimin ekonomik dhe rimëkëmbjen e rajonit.

Nga ana tjetër, Maqedonia e Veriut, siç tha euroambasadori, duhet të vazhdojë me reformat, veçanërisht në pjesën e gjyqësisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe reformën në zbulim, me qëllim, siç thotë, qytetarët të jenë të sigurt se të gjithë janë të barabartë para drejtësisë, se krimi sanksionohet dhe se të drejtat themelore respektohen.

Ai shfaqi shpresë se ligji i ri për prokurori publike do të miratohet para se të shpërndahet Kuvendi. Vendimi i propozuar ligjor, siç thotë Zhbogar është bazë e mirë që të sillet vendim konsensual. Euroambasadori bën apel opozita edhe në këtë rast të dëshmojë konstruktivitet dhe përkushtim për të ardhmen evropiane të vendit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, tha ai, paraqesin mundësi që vendi të dëshmojë pjekuri politike, duke zbatuar fushatë dhe zgjedhje sipas standardeve ndërkombëtare.

Implementimi i Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë duhet të vazhdojë, pasi, siç thotë, janë shembull pozitiv në rajon për përforcimin e marrëdhënieve të mira fqinje.

Në tryezën e rrumbullakët folës ishin edhe ambasadorë të vendeve – anëtare të BE-së, ambasadorja e SHBA-së, Kejt Meri Bërnz, ish-ambasadorë dhe përfaqësues të SÇE-së.

Marketing