Zhbogar-Nuredini: Ngritje e vetëdijes publike të qytetarëve për mjedisin jetësor

Ambasadori i BE-së në vend, Samuel Zhbogar në takimin e sotëm me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini e theksoi nevojën për ngritje të vetëdijes publike të qytetarëve, posaçërisht të popullatës së re, për çështjet e mjedisit jetësor dhe informoi për eko-aktivizmin që e inicon BE-ja, ndërkaq në atë drejtim edhe aktivitetet të cilat po zbatohen në suaza të fushatës nën slloganin “Pastër, njëjtë si në shtëpi”.

Marketing

Siç kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor, Nuredini e përshëndeti iniciativën dhe theksoi se qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e posaçërisht të rinjve, duhet t’u jepet mundësia të mësojnë prej vendeve të tjera, të ndajnë përvoja, të zbatojnë praktika më të mira, gjithsesi me mbështetje të përbashkët dhe investim në projekte për mbrojtje të mjedisit jetësor.

Në takim u bisedua edhe rreth zgjidhjes së problemit me ndotjen e ajrit dhe u këmbyen përvoja si vendet e tjera i zgjidhin këto probleme dhe çka plotësisht vendi ynë mund të ndërmarrë në atë drejtim.

Ambasadori Zbogar, siç ceket në kumtesë, gjithashtu informoi se vitin e ardhshëm, në suaza të Procesit të Berlinit, me të cilin do të bashkëkryesojnë Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Bullgarisë, në fokus të agjendës do të jetë mjedisi jetësor, që do të thoshte edhe sigurim i ndihmës financiare për vendet nga rajoni për zgjidhje të problemeve ekologjike.

Ministri Nuredini shprehi falënderim për mbështetjen të cilën e siguron BE-ja për Republikën e Maqedonisë së Veriut në mbrojtjen e mjedisit jetësor me bindje se do të investohen përpjekje maksimale për shfrytëzimin e saj të suksesshëm, me qëllim të realizimit të suksesshëm jo vetëm të projekteve rrjedhëse, por edhe shumë të tjerëve të ardhshëm, me qëllim të mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Marketing