Euroambasadori Zhbogar fton për komnsenzus nacional në këtë periudhë të rëndësisë strategjike për vendin.
I ftuar në edicionin qëndror të lajmeve në TVM, Zhbogar potencoi se BE pret që partitë të vendosin qëndrimin e tyre definitive rreth referendumit. Por nëse konsenzusi nuk arrihet në këtë moment, Euroambasadori shpreson që opozita të përfshihet gjatë procesit të skriningut.
“Po, ne rekomandojmë që të arrihet konsensuz nacional, sepse bëhet fjalë për të ardhmen e vendit tuaj dhe të ardhmen e vendit tuaj në rrugën drejt BE-së. Ju e dini që lidhjet tuaja me BE-në janë tashmë shumë të fuqishme, 80% e investimeve të import e eksportit, e gjithë kjo lidhet me BE-së, lartësia e investimeve dhe donacioneve, pra kemi lidhje shumë të forta. Ne shohim vetëm ardhmëri të përbashkët, ardhmëri në kuadër të BE-së. Ky është qëllimi ynë strategjik. Dhe për këtë duhet konsenzus. Ne presim që partitë të kuptohen e të vendosin se cili do të jetë qëndrimi I tyre për referendumin.
Ne i inkurajojmë të gjithë të marrin pjesë. Por nëse jo tani, mendojmë se është thelbësore që në momentin kur të fillojmë me procesin e skriningut dhe bisedimet paraqasëse qershorin e ardhshëm, ne shpresojmë të ketë mirëkuptim mes opozitës dhe qeverisë sepse nëse janë bashkë gjërat shkojnë më shpejt dhe vetë ftesa mund të shkojë më lehtë, pandaj ne gjithmonë promovojmë konsenzusin për keto cështje kaq strategjike”, tha Samjuel Zhbogar, shef i misionit të i BE-së në RM.