Ballina Lajme Maqedoni Zhduket 14-vjeçarja nga Shkupi, dyshohet se u kindapua!?

Zhduket 14-vjeçarja nga Shkupi, dyshohet se u kindapua!?

14-vjeçarja nga Shkupi është zhdukur që nga mëngjesi i sotëm, dyshohet se u kindapua!?

Marketing

Vanja Gjorçevska 14-vjeçare nga Shkupi dhe nxënëse e klasës së nëntë, është zhdukur që nga mëngjesi i sotëm.

Siç shpjegon për “Fokus” nëna e saj Zorica Gjorçevska , në orën 7:20 të mëngjesit të sotëm është nisur drejt shkollës, e cila ndodhej shtatë minuta larg shtëpisë së tyre.

Në orën 7:34 telefoni i saj ishte fikur dhe nuk kishte asnjë shenjë të Vanjës. Ajo është parë herën e fundit në Dibër Maalo, rrugës për në Pestaloci.

“Asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë, vajza ime është një nxënëse shembullore, një person i përgjegjshëm. Dyshoj se ajo është kidnapuar. Zakonisht shkon në shkollë me motrën e saj, sot motra ka qëndruar në shtëpi dhe Vanja ka shkuar vetëm. Shokët nuk dinë gjë, mësuesi i klasës është i mërzitur, kontrolluam rrjetet sociale, nuk ka asgjë! Prandaj kemi dyshime gjithnjë e më të mëdha se ajo është marrë me dhunë – shpjegon nëna e shqetësuar”, thotë e ëma e saj, Gjorçevska.

Sot në mëngjes në orën 7:20 vajza ime Vanja Gjorcevska u nis për në shkollë dhe humbi gjurmët e saj. Ajo është e veshur me pantallona të zeza me xhepa anash, një pulovër blu të hapur, një xhaketë të shkurtër dimërore të zezë dhe atlete të bardha me një fjongo kafe në këmbë. Hera e fundit që është parë ka qenë në Dibër Malo në rrugën për në Pestaloci. Nëse keni ndonjë informacion, ju lutemi telefononi 075 400 816. Flaka Media

Marketing
Exit mobile version