Zhduket 35 vjeçari nga Shkupi, familja kërkon ndihmë për ta gjetur (FOTO)

Është zhdukur një i ri nga Shkupi. Bëhet fjalë për 35 vjeçarin Arben Asllani. Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij, Faik Asllani, në rrjetin social fejsbuk. Ai ka thënë se kontaktet më vëllaun i kanë humbur nga data 23.01.2019 dit e Mërkur ora 22.30h

Marketing

“Familjar, Shok, Miq të mijë pasi njerëz të huaj s’kam në shoqëri në rrjetet sociale deshta të ndaj këtë lajm me ju që mos të mireni me thash e theme. Ky është vëllau im Arben Asllani i cili nga data 23.01.2019 dita e Mërkur ora 22.30h ka humb në drejtim të panjohur në SHKUP VERI dhe nga ky moment ne si familje s’kemi asnjë informatë të sigurt që na qon deri në gjetjen e tij, ju lus gjithëve mos me thirrni mos me shkruani me pyetje “çfarë u bë çka ndodhi”. Nuk më duhen pyetje më duhen Informacione që më qojnë deri te vëllai im i humbur. Presim nga shteti,policia, mediat të mirën me rastin jo vetëm të vllaut tim por gjitha rasteve tjera: vrasje Enigmatike, kidnapime enigmatike, humbje enigmatike
Fuqia e Zotit qoftë mbi shëndetin e tij dhe fatin e tij dhe të tjerëve”, ka shkruar Faik Asllani në rrjetin social fejsbuk.

Ai thotë se nëse ndonjëri posedon ndonjë informacion në lidhje me vendndodhjen e tij mund ta kontaktoj atë në numrin: 078292959 dhe në: e-Mail : [email protected]

Marketing