Zhdukja e 14-vjeçares: Kërkimet në ditën e pestë!

Edhe pas 5 ditëve nga zhdukja nuk ka asnjë gjurmë për humbjen e 14-vjeçares, Vanja Gjorgjevska. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, bën të ditur se MPB-ja ka formuar komision të veçantë, me ç’rast ka kontrolluar incizimet e mbi 50 kamerave në Manastire, objekte të ndryshme, por është kontrolluar edhe shtrati i lumit Vardar.

Marketing

“Për çdo ditë po ndërmerren një sërë aktivitetesh, ku janë të aktivizuar qindra shërbyes policorë, e të cilët punojnë posaçërisht në këtë problematikë dhe sistemi SVS Siti është komplet në shërbim të këtij rasti. Janë sekuestruar edhe aparate elektronike edhe të anëtarëve të familjes edhe të vajzës së humbur dhe të njëjtat janë dërguar në ekspertizë për të cilën ka edhe të dhëna. Ka edhe profile të rrejshme, të cilat shpërndajnë informacione të gabueshme dhe të cilat po e pengojnë hetimin dhe të njëjtit janë duke u detektuar, e disa nga ato janë thirrur në polici, ndërsa me 10 dhjetor do të instalohen edhe kamerat e qytetit për detektim të personave në qytet.”, – deklaroi ministri i MPB-së, Oliver Spasovski.

Këto pohime Spasovski i bëri gjatë vizitës të Ssektorit të Punëve të Brendshme-Shkup, njësiti organizativ i MPB-së, i cili ndërmerr masa dhe aktivitete në rajonin më të madh, duke mbuluar territor prej thuajse 1,800 km2 në të cilat ndodhen 17 komuna. Sipas Spasovskit, në vitin 2023 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është evidentuar zvogëlim i numrit të veprave penale të regjistruara nga kriminaliteti ekonomik për 28%, për “plaçkitje” për 33%, kurse kemi rritje të efikasitetit për 46% në zbulimin e autorëve të veprave penale të kriminalitetit pronësor.