Ballina Lajme Kosovë Zhegrova më i miri i ndeshjes, shkëlqeu me dy gola në përballjen...

Zhegrova më i miri i ndeshjes, shkëlqeu me dy gola në përballjen Lille-Strasbourg

Lille ka luajtur baras me rezultat 3-3 ndaj Strasbourgut në shtëpi në kuadër të javës së pestë në elitën e futbollit francez.

Marketing

Më i dalluari tek Lille por edhe më i miri në këtë takim ishte ylli kosovar Edon Zhegrova i cili e vazhdoi formën e mirë këtë sezon duke shënuar dy gola.

Zhegrova fillimisht shënoi në minutën e 15-të për rezultatin 1-0 pas asistimit të Angel Gomes, ndërsa golin e dytë e gjeti në minutën e 27-të duke shënuar për 2-0.

Sidoqoftë, ekipi i tij nuk ia doli ta menaxhojë mirë epërsinë prej dy golave që ua dhuroi Zhegrova, duke barazuar në fund.

Për paraqitjen e tij fantastike në këtë ndeshje, Zhegrova u vlerësua me notën 8.9 nga Sofascore, ku përveç dy golave, ai pati tri driblime të kompletuara, një pasim kyç, tri duele të fituara dhe 37 pasime të kompletuara.

Pas tri ndeshjeve të luajtura 25-vjeçari numëron tre gola të shënuar në kampionat ndërsa javën e ardhshme do ta ketë mundësinë që t’i përmirësojë këto shifra në duelin ndaj Le Havres në udhëtim./Telegrafi

Marketing
Exit mobile version